“Zgjedhjet me 13 tetor”, Rama humbet qetësinë, tregon histori me Haxhi Qamilin

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për të disatën herë në rrjetet sociale lidhur me vendimin e fundit të Presidentit të Republikës i cili pas zhbërjes së 30 qershorit si ditë zgjedhjesh, dekretoi pak orë më parë datën 13 tetor si ditën për zhvillimin e garës për pushtetin vendor.

Teksa rrëfen një histori nga Haxhi Qamili, Rama këmbëngul se në 30 qershor do mbahen zgjedhjet.

“Haxhiu, ai i pari, Qamili pra, mbante në xhep një vulë, e cila ishte nje togëz rripi që trimat e tij e kishin plaçkitur, mes shumë sendesh të karvaneve tregtare. Mbi të shkruhej greqisht “Kompani kafeje Export-Import” dhe dekretet e Haxhiut vuloseshin me të, pa e ditur as ai vetë ç’shkruhej mbi të! Ndërsa Haxhiu tjetër, Salvatori ynë Qametaj ose ndryshe, Presidenti ynë në shkarkim e sipër, e di çfarë shkruhet mbi Vulën e Republikës, po s’di hiç çfarë bën me dekretet për llogari të Saliut, Lulit e Monikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Baba Haxhiu u ngjall, po zgjedhjet nuk i vret dot dhe data e re e Baba Xhikes është një arsye e fortë më shumë, për të votuar të dielën, më 30QERSHOR; qetësisht e vendosmërisht, si shqiptarë pa dallim e as ngurrim, kundër karnavaleve të politikës pa din e as iman”, shprehet Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?