Zgjedhjet më 6 mars, Bylykbashi: Po hyjmë në garë për të fituar
Deputeti demokrat dhe anëtar i Komisionit të Rithemelimit të PD, Oerd Bylykbashi thotë se demokratët e vlerësojnë shumë votimin nëpërmjet Primareve, të drejtë që e marrin për herë të parë.
Po ashtu Bylykbashi tha se beteja do të jetë e fortë, por Komisioni i Rithemelimit është përgatitur dhe po hyn në garë për të fituar.
“Ajo që ka më shumë rëndësi është fakti që për herë të parë anëtarët e PD-së vendosin kush është kandidati dhe nuk është autoriteti qendror. Ne nuk kemi një kryetar në këto momente, kemi Komisionin e Rithemelimit. Mbi të gjitha sot është dita kur demokratët fitojnë të drejtën që ta ndajnë ata kandidatin dhe jo më kryetari. Çdo gjë e të shkuarës ka marrë fund, është vota e demokratëve që do ndajë legjitimitetin e kandidaturave”.