Zgjedhjet më 6 mars, Rama: Jemi përballë dy forcave që janë pa moral

Për zgjedhjet e 6 marsit, kryeministri Edi Rama thotë se kandidatët socialist janë përballë dy forcave që janë në nxjerrje kunji me njëra-tjetrën dhe të dyja janë pa limitetin moral. Kreu i qeverisë gjithashtu u bëri thirrje qytetarëve të gjashtë bashkive që të votojnë më gjashtë mars për kandidatët e PS-së, nëse duan të ecin para.

”Presidenti i mori peng këto komunitete për shkak të mos arsyes së tij. Këto janë zgjedhje vendore jo politike, jemi për bashkim jo ndarje. Jemi përballë dy forcave që janë në nxjerrje kunji me njëra-tjetrën dhe të dyja janë pa limitetin moral, janë pengje të së shkuarës që të dy, por i takon qytetarëve të bëjnë zgjedhjen e tyre, nuk është një betejë për jetë a vdekje, e thënë në mënyrë simbolike.

Një ofertë për komunitetet, kush do të vijojë para do t’u japë votën kandidatëve tanë, kush do të bëjë politikë me jetën e përditshme do të votojë kështu dhe do e lënë bashkinë pa një kujdestar që merret me mjedisin, me llambat, me kopshtet”, tha Rama për ”Zërin e Amerikës”.

Presidenti Ilir Meta dekretoi 6 marsin si datën e zgjedhjeve të pjesshme në bashkitë e Shkodrës, Durrësit, Dibrës, Vorës, Rrogozhinës dhe Lushnjes.

SHKARKO APP