Zgjedhjet më 6 mars/ Salianji: PD me një kandidat zyrtar për çdo bashki, do të fitojmë betejën
Në një prononcim për mediat pas takimit me degën e PD-së në Korçë, aty ku është edhe drejtues politik, Ervin Salianji tha se Partia Demokratike do të ketë nga një kandidat zyrtar për 6 bashkitë ku do të mbahen zgjedhjet e 6 marsit. Pyetjes së një gazetari se çfarë do të ndodh nëse Berisha regjistrohet në këto zgjedhje, Salianji tha se nuk ka sesi të ndodhë kjo gjë, pasi ai nuk ka një parti politike.
Pjesë nga deklarata për mediat
Nuk ka asnjë diskutim që PD është e gatshme, pothuajse në të gjithë kohën ka qenë në fazat e organizimit dhe kontaktit në terren për të nxjerrë kandidatët. Do të jemi me të gjithë potencialin dhe faktorin opozitar që te PD shihet e vetmja mundësi për ndryshim. Kemi nisur një proces riorganizmi dhe këtu. Brenda një periudhë të shkurtër do rifreskojmë seksionet dhe grup seksionet dhe kryesinë pe të ndërtuar një strukturë që do të jetë e aftë të fitojë.
Shoh dhe një element tjetër që dua ta ndaj me publikun, jemi me një pozitë që kemi qenë. Sigla e PD-së është po këtu. PD ka një kandidat në zgjedhjet e 6 marsit që do të regjistrohet zyrtarisht në KQZ. Nuk di që regjistrohesh në mënyrë institucionale me fjalë.
Ata s’ka parti politike, s’ka mundësi që të krijojë një të re. Ne jemi të gatshëm që të përballemi me faktorët e këqij të trazicionit. Atë që është bërë keq në 30 vite s’mund ta zhbëjnë ata që janë përgjegjësit kryesor të bërjes keq të të gjithë elementëve në 30 vite.
Në PD duhet të rrinë demokratët dhe është bashkim me vlerat, perëndimore dhe të demokracisë, që janë sakrifikuar dhe kanë sakrifikuar qindra mijëra njerëz në burgje duke u vrarë, për të bërë Shqipërinë si Europa.
Jo gjithçka bëhet për pushtet, nuk vidhet për pushtet, nuk vritet për pushtet. Ngjarja e 8 janarit ishte një ngjarje e turpshme. Unë kam qenë brenda atë ditë, ishte një situatë e jashtëzakonshme, përtej imagjinatës.