Zgjedhjet në 2025, Agron Duka tregon kushtin për koalicionin me Berishën
Zgjedhjet parlamentare të 2025 po afrojnë dhe Agron Duka, kreu i PAA-së tha se kreu demokrat Sali Berisha duhet të deklarojë se kryeministri nëse opozita fiton zgjedhjet, duhet të dalë nga opozita, pa specifikuar emrin e tij.
Duka tha se qoftë Berisha, ashtu edhe Ilir Meta dhe Edi Rama kanë 30 vjet që merren me politikë dhe në këtë kuadër ai theksoi se “mjaft është mjaft”.
”Në çdo qark të Shqipërisë ne duhet të kemi nga një kandidat tonin, në mënyrë që të mbledhë votat, ndërsa në listat e sigurta duhet të kemi më shumë se një mandat”, tha Duka.
Në këtë kuadër ai përmendi qarkun e Durrësit dhe më pas tha se një tjetër kandidat duhet të jetë në një qark tjetër, ku të mendohet nga partia më e madhe opozitare.