Zgjedhjet në 2025, deputeti i Bashës: Në mars publikojmë emrat e kandidatëve për deputetë

PD-ja zyrtare ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe në mars do publikojë listën e kandidatëve për deputetë. Deputeti Arbi Agalliu u shpreh i bindur se PD-ja do të jetë një alternativë në këto zgjedhje që vijnë duke premtuar se ardhjen në pushtet nuk do e ketë të largët.

“Në mars do nxjerrim dhe listën e plotë të kandidatëve për deputetë në 2025. Do jemi në gjendje tu shpalosim të gjithë shqiptarëve programin tonë për të bërë dëgjesa dhe për të marrë mendime.

Të mos harrojmë se deputet që janë të PD zyrtare në mënyrë të përditshme dorëzojnë amendamente. Unë sot kamë dorëzuar një amendament për faturat ndaj bizneseve. Publikimi i emrave të kandidatëve do jetë në fund ose në mes të marsit. Kemi marrë përsipër që të paraqesim të gjithë ekipin tonë”,-tha Agalliu.

SHKARKO APP