Zgjedhjet në 6 bashki, pjesëmarrja 18.02% deri në orën 13:00
Zgjedhjet në 6 bashki, sipas informacione nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pjesëmarrja deri në orën 13:00 është 18.02%.
Durrës – Bashkia më e madhe është Durrësi, me 262 019 votues. Në këtë bashki garojnë 3 kandidatë, Emirjana Sako nga PS, Luan Hoti nga PD dhe Ardian Muka nga Shtëpia e Lirisë.
Shkodër – Pas Durrësit vjen Shkodra, ku të drejtën e votës e kanë 168288 qytetarë. Në garë janë Majlinda Angoni e PS, Xhemal Bushati i PD dhe Bardh Spahia i Shtëpisë së Lirisë.
Lushnje – Bashkia e tretë më e madhe ku do të votohet këtë të dielë, është Lushnja. 104 782 votuesit e Lushnjes do të votojnë mes Eriselda Sefës së PS, Elton Banos nga Shtëpia e Lirisë dhe Indrit Sefës nga PD.
Dibër – Në zgjedhjet e 6 marsit do të votohet edhe për kryetarin e ri të bashkisë Dibër. Kjo bashki ka 567 80 votues që do të zgjedhin mes 4 kandidatëve. Rahim Spahiu nga PS, Premtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë, Dritan Torba nga LRE dhe Luan Haka i PD.
Rrogozhinë – 32236 votuesit e bashkisë Rrogozhinë do të zgjedhin mes, Ferdinand Saraçit të Partisë Demokratike, Hekuran Xhanit të shtëpisë së lirisë, dhe Edison Memollës nga Partia Socialiste.
Vorë – Bashkia më e vogël ku votohet këtë 6 mars është Vora. 30433 qytetarët e Vorës do zgjedhin mes Blerim Sherës nga Partia Socialiste, Ymer Marku nga Partia Demokratike dhe Lulzim Vrana nga Shtëpia e Lirisë.
Procesi i numërimit të votave në të 6 bashkitë do të organizohet në 13 Komisione Zonale të Administrimit Zgjedhor.