Zgjedhjet në Amerikë, gazetarja Turishta: Qytetarët masivisht të përfshirë në votim

Gazetarja Kozeta Turishta. nga Amerika ka treguar më shumë për zgjedhjet presidenciale që po mbahen atje dhe më shumë për shqiptarët si votues. “Ka votuar bashkëshorti im, unë ende nuk e kam të drejtën e votës. Edhe ne si gjithë qytetarët e tjerë amerikanë, me thënë të drejtën nuk janë zgjedhjet e mia të para, por në përgjithësi këtu është një heshtje zgjedhore. Qytetarët e presin me emocion dhe ankth.

Kam kuptuar se politika ka një impakt të madh në jetën e përditshme të qytetarëve. Është ora 3 e drekës, dhe normalisht qytetarët janë në proces votimi, nuk mund të flasim për ndonjë sondazh apo rezultat. Qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në 8 të mbrëmjes.

Ndoshta nga mesnata mund të parashikojmë deri diku sesi është rezultati. Ajo çfarë vlen për t’u shtuar se përveç specifikën që kanë pasur këto zgjedhje, sivjet duke i krahasuar me 2016 dhe 2020 kam kuptuar dhe parë se qytetarët janë masivisht të përfshirë në votim. Këtë e marr shkas nga votimi i hershëm ku kanë votuar më shumë se 80 milion amerikanë deri tani”, tha Turishta.

SHKARKO APP