Zgjedhjet në Burgun e Durrësit! PS merr shumicën e votave nga të dënuarit

Zgjedhjet në Burgun e Durrësit, 193 të dënuar votojnë, PS merr mbështetje të shumicës.

Votues në qendrën e votimit në burgun e Durrësit janë edhe Erion Veliaj, Alqi Bllako, Lefter Koka dhe Ilir Beqaj.

Në burgun e Durrësit, nga 195 persona që figurojnë në listën e zgjedhësve, 193 prej tyre kanë marrë pjesë në procesin zgjedhor, duke realizuar një pjesëmarrje të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dy të burgosur nuk kanë mundur të votojnë, pasi ndodheshin jashtë ambienteve të IEVP-së gjatë zhvillimit të votimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në total, janë përdorur 198 fletë votimi, pasi përveç personave në burg, 5 anëtarë të komisionit të qendrës së votimit kanë marrë pjesë në proces, duke votuar në vendin ku ndodhet qendra e votimit, sipas rregullave të përcaktuara. Megjithatë, duke qenë se në listë figurojnë zyrtarisht vetëm 195 votues, rezultati i kësaj qendre është pranuar pas verifikimeve të bëra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Për sa i përket rezultatit të votimit në këtë qendër, Partia Socialiste ka marrë 148 vota, duke siguruar mbështetje të fortë nga të burgosurit.

Ndërsa Partia Demokratike ka marrë 34 vota, dhe Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) ka siguruar vetëm 1 votë. Po ashtu, Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) dhe Lëvizja Atdheu kanë marrë nga 1 votë secila.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?