Zgjedhjet në FRPD, Salianji fiton edhe në Lushnje

 

Ervin Salianji po shkon gjithnjë e më i sigrt drejt fitores përfundimtare për t’u zgjedhur si kryetari i ri i Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në fakt, Salianji u votua si më i preferuari mes kandidatëve edhe nga të rinjtë e Lushnjes.

Ai u shpall fitues me 136 vota kundrejt 106 votave të marra nga Këlliçi dhe 18 nga Orjela Nebiaj. Ne postimin në fb ai shprehet: “Te dashur miq, te dashur mbeshtetes, te dashur Demokrate: Sot fitore bindese ne Lushnje.  Ne kater qytete kemi fituar tre, Vloren e pavaresiese, Kavajen e demokracise dhe Lushjen e kongresit. Jemi ne rruge te drejte dhe Zoti na e prifte mbare! U jam mirenjohes pafund per entuziazmin dhe besimin qe me keni dhene. Perpara kemi qytete e perballje te tjera: shkojme gjithkund per gare, vlera, meritokraci, komunitet, besim, angazhim, pjesemarrje. Per nje Forum te Ristrukturuar”.

SHKARKO APP