Zgjedhjet në Himarë, Berisha: Vota për opozitën, asnjë qindarkë për tunelin
Sali Berisha nga fjalimi që mban më ballkon, këtë mbrëmje i ka drejtuar një thirrje banorëve të Himarës që zgjedhjen e 4 gushtit të votojnë kandidatin e opozitës.
“Banorëve të Himarës, i ftoj në mençurinë e tyre të mos ia dorëzojnë Himarën kryemafiozit të Shqipërisë dhe Europës, Edi Ramës. I sqaroj se është e vërtetë që unë, Sali Berisha, nuk do ndërtoja kurrë tunelin e Llogarasë sepse nuk ka zyrtar në botë që mund t’i lejojë vetes të investojë 45 mijë euro për një shtrat turistik.
qartë, vota për opozitën është votë për asnjë qindarkë për tunelin. Nuk do paguani ju vjedhjet e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut.
Nuk do paguani ju vjedhjen e tmerrshme ndërkombëtare në tunelin e Llogarasë. Do e paguajë Edi Rama, Belinda Balluku, mafia ndërkombëtare”, tha Berisha.