Zgjedhjet në Himarë, Spahiu: Vangjel Tavo fiton me 200 vota diferencë kundër aleancës PD dhe Athinë
Këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në Himarë, dhe për Kreshnik Spahiun, fitues do të jetë kandidati i PS, Vangjel Tavo dhe për analistin, do ta fitojë këtë duel me 200 vota diferencë. ”Parashikimi im që Tavo fiton nga 150 deri 200 vota garë, garë e ngushtë. Dua që Himara ti mbetet Shqipërisë jo Greqisë. Garë shumë e vështirë. Vangjel Tavo do ta fitoj, shpresoj të mos ketë incidente. Himara është një nga bashkitë më të rëndësishme dhe dua të administrohet nga Vangjel Tavo, pasi është profesionist, jo socialist. Këtë radhë kanë ata nevojë për Vangjel Tavo. Rama kur ka nevojë zgjedh personalitete, kur ka garën të fituar zgjedh anonim”.