Zgjedhjet në Kosovë, Kurti bën thirrje për pjesëmarrje

“Komuna është qeliza e Republikës”. Me këto fjalë kryeministri Albin Kurti, u bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale që po zhvillohen në 21 komuna të Kosovës, përfshirë kryeqytetin Prishtinë.

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku u kërkoi qytetarëve pas votimit të ruajnë standardin e demokracisë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të jenë fitues të gjithë.

Gara për Prishtinën përball kandidatin e lëvizjes Vetëvendosje Arben Vitia dhe Përparim Ramën nga Lidhja Demokratike e Kosovës. Të dy kandidatët votuan herët, ndërsa u bënë thirrje qytetarëve të thonë fjalën e tyre.

SHKARKO APP