Zgjedhjet në Kroaci, deputetja shqiptare do rizgjedhjen përballë boshnjakëve: Urë lidhëse për shqiptarët

Më 17 prill në Koraci do të mbahen zgjedhjet parlamentare. Deputetja shqiptare Ermina Lekaj–Prljaskaj, do rikandidojë për një mandat të ri në legjislaturën e ardhshme, ku do te jetë në garë më dy kandidatë të komunitetit boshnjak.

Teksa këta të fundit janë më të shumtë në numër, Prljaskaj u kërkon votuesve shqiptarë ta mbështesin edhe në këto zgjedhje, duke e lejuar të vijojë përpjekjet për të shërbyer si urë lidhëse mes shqiptarëve kudo që ndodhen.

Në intervistën për ditarin e Kosovës, deputetja shqiptare përmendi gjithashtu përkrahjen për punonjësit sezonalë shqiptarë në Kroaci. Përfaqësuesja e pakicave në parlamentin kroat, foli edhe për rreziqet që i kanosen Ballkanit, veçanërisht Kosovës dhe Bosnje Hercegovinës, duke e vëne theksin tek nevoja pë rtë qenë gati për t’iu përgjigjur kërcënimeve nga Serbia dhe Rusia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?