Zgjedhjet në Kroaci, humbet kandidatja shqiptare
Partia Konservatore, Bashkimi Demokratik Kroat fitoi me një diferencë të thellë zgjedhjet parlamentare përballë koalicionit të majtë të drejtuar nga Presidenti Zoran Milanoviç. Konservatorët fituan 60 vende në parlamentin me 151 vende. Koalicioni i majtë me në krye Partinë Social-Demokrate fitoi 42 vende. Deputetja shqiptare e disa legjislaturave në parlamentin kroat, Ermina Lekaj Prljaskaj nga Bashkimi i Shqiptarëve në Kroaci nuk ka arritur që të sigurojë mandatin e deputetit.