Zgjedhjet në Kukës këtë të dielë, KQZ teston pajisjet e identifikimit elektronik
Këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet e parakohshme lokale në Kukës. KQZ zhvilloi këtë të martë testimin operacional të pajisjeve të identifikimit elektronik të zgjedhësve (PEI).
Procesi i identifikimit elektronik do të përfshijë të njëjtat parime identifikimi, sikurse është kryer në kushte manuale. Zgjedhësi në ditën e votimit do të paraqitet në qendrën e tij të votimit, për t’u identifikuar përmes pajisjes PEI.
Përveç dokumentit të identifikimit do të lërë edhe gjurmët daktiloskopike (shenjat e gishtërinjve), të cilat do të shërbejnë për evidentuar rastet e votimit të paligjshëm.