Zgjedhjet në Kukës, PS-ja zgjedh zyrtarisht kandidatin

Asambleja e Partisë Socialiste në Kukës ka miratuar kanidaturën e Albert Halilajt për bashkinë e Kukësit. I dërguari politik i PS-së në Kukës, deputeti Pandeli Majko thotë se bështirësia është sfidë dhe jo pengesë. ”Sot, asambleja e Partisë Socialiste miratoi kandidaturën e Albert Halilaj! Shtabi elektoral bëri mbledhjen e parë! Vështirësia është sfidë dhe jo pengesë për familjen tonë! Do ja dalim”,-shkruan Majko.

Edhe kandidati Halilaj thotë se ”Ne, si forcë e madhe politike në Kukës do i mbështetemi fuqimisht trendit fitues të mazhorancës qeverisëse. Kërkoj mbështetjen tuaj dhe ju jap garanci që do jem çdo kohë pranë jush dhe afër qytetarëve kuksianë për t’ju shërbyer çdo ditë. Ju falenderoj për mbështetjen, suksese dhe fitore sëbashku”.

Postimi i plotë

Shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin për mbështetjen që më keni dhënë, për të kandiduar si drejtues i bashkisë Kukës nën siglën e PS. Unë kam vendosur të marr përgjegjësi si qytetar i Kukësit, për zhvillimin e më tejshëm të tij.

Duke marr shkak nga investimet e mëdha që ka bërë qeverisja e PS nën drejtimin e Z. Edi Rama, si: aeroporti, stadiumi, spitali e shumë projekte të tjera që presin të marin jetë nën drejtimin tonë, ju premtoj se do jem promotor i zhvillimit urban dhe rural në Kukës. Bashkarisht do ta kthejmë Kukësin në një qytet të mirëfilltë me parametra bashkëkohorë.

Ne, si forcë e madhe politike në Kukës do i mbështetemi fuqimisht trendit fitues të mazhorancës qeverisëse. Kërkoj mbështetjen tuaj dhe ju jap garanci që do jem çdo kohë pranë jush dhe afër qytetarëve kuksianë për t’ju shërbyer çdo ditë. Ju falenderoj për mbështetjen, suksese dhe fitore sëbashku.

SHKARKO APP