Zgjedhjet, në Kurbin s’ka nisur procesi, pezullohet në Tepelenë

Blloket procesi i votimit në të 29 qëndrat e votimit që ka në total bashkia e Tepelenës. Shkak është bërë një problem rendor në fletët e votimit, kandidati i mazhorancës dhe opozitës kanë të njëjtin numër rendor. “Ka një problem në Tepelenë, janë bllokuar 29 qëndrat e votimit. Ka një problem rendor në fletët e votimit. Janë tre kandidatë,Dritan Memushi i pavarur dhe zyrtarisht ka numrin 1 në fletën e votimit, është , Veip Çela APPD që duhet të kishte numrin 3 dhe Tërmet Peçi i ASHE që duhet të kishte numrin 2. Por kandidati i mazhorancës dhe opozitës kanë të njëjtin numër. Pra kandidati i pavarur ka numrin 1 dhe lista vazhdon me 2,2 dhe jo 2,3. Të gjitha qëndrat e votimit janë bllokuar momentalisht. Sipas KZA pjesa e parë e fletëve ka qenë në rregull dhe më pas ka vijuar problematika.

SHKARKO APP