Zgjedhjet në LDG/ Duma: Gratë e grupit të punës përjashtohen nga kandidimi. Gara më 19 shkurt
Nënkryetarja dhe deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma në një deklaratë për media ka folur për zgjedhjet në Lidhjen Demokratike të Gruas. Këtë post e mban Albana Vokshi, por ajo është mbështetëse e lëvizjes së Sali Berishës, dhe Lulzim Basha e shkarkoi.
Duma bëri të ditur se për të shmangur çdo lloj konflikti interesi dhe mundësi të çekuilibrimit të procesit gratë që do jenë në grupin e punë janë të përjashtuara që të kandidojnë për këtë post.
“Ne të gjitha si grup i punës jemi të përjashtuara nga gara për Lidhjen Demokratike të Gruas. Ky është hapi i parë që provon se ky proces nis jashtë çdo konflikti interesi. Ky proces do të administrohet nga një bord që nuk ka asnjë interes për të çekuikibruar çdo normë të garës dhe votës”.