Zgjedhjet në Mal të Zi, 24 mijë shqiptarë me të drejtë vote
Procesi i votimit po vijon normalisht në Mal të Zi dhe deri më tani nuk raportohet për asnjë incident. Sipas të dhënave, në këtë shtet kanë të drejtë vote 24 mijë shqiptarë dhe 7 qendra votimi janë vetëm në Tuz. Shqiptarët këtë herë kanë mundësi të votojnë për partitë shqiptare. Që prej orës 07:00 të mëngjesit qytetarët u janë drejtuar kutive të votimit, proces që do të zgjasë deri në orën 20:00 të ditës së sotme. Në total kanë të drejtë vote 540.026 qytetarë, të cilët do të zgjedhin parlamentin e ri. Në këto zgjedhje parlamentare marrin pjesë 11 lista zgjedhore, prej të cilave gjashtë koalicione dhe pesë parti politike.