Zgjedhjet në Mal të Zi, PDIU thirrje shqiptarëve: Votoni masivisht për përfaqësuesit tuaj, për Gjukanoviçin kujdeset Rama

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet u ka bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që jetojnë në Mal të Zi të votojnë masivisht në zgjedhjet e 30 gushtit për përfaqësuesit e tyre shqiptarë.

PDIU shkruan në ‘Facebook’ se ‘Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi’.

Mesazhi i PDIU:

Shqiptarët për shqiptarët. Për Gjukanoviç kujdeset Rama

PDIU i bën thirrje shqiptarëve shtetas të Malit të Zi të votojnë masivisht përfaqësuesit e tyre shqiptarë në zgjedhjet e së dielës.
Shqiptarët e grupuar në koalicionet “Koha është tani” dhe “Bashkë nji Za”, janë përfaqësuesit e vetëm që mund të kujdesen për komunitetin shqiptar të Malit të Zi.
Shqiptarët duhet të mësojnë nga historia e vjetër dhe e re dhe të delegojnë përfaqësimin e tyre vetëm tek shqiptarët, të cilët do të luftojnë dhe garantojnë të drejtat e tyre themelore si shtetas të barabartë në Mal të Zi.
Kujdesin për Gjukanoviçin e ka prioritet vetëm kryeministri Rama, i cili del me zë dhe figurë në serbisht dhe harron detyrën kryesore kushtetuese për tu kujdesur për shqiptarët kudo ku ata jetojnë.
PDIU i bën thirrje shqiptarëve të Malsisë të mbështesin vetëm kandidatët e tyre të koalicioneve shqiptare.

SHKARKO APP