Zgjedhjet në Mal të Zi, shqiptarët synojnë deputetin e dytë në parlament
Zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Malin e Zi pritet të shtojnë numrin e deputetëve shqiptarë që do të përfaqësohen në parlamentin prej 81 deputetësh.
Pritshmëritë janë që partitë shqiptarë të fitojnë minimalisht një deputet tjetër, pasi prej viti 1991, në parlamentin malazez, shqiptarët janë përfaqësuar vetëm me një deputet. Në kushtet e pandemisë, pranë qendrave të votimit janë krijuar radhë për shkak të dezinfektimit dhe respektimit të distancës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se votimi do të vijojë edhe përtej orës 20:00 që është orari zyrtar i mbylljes së qendrave të votimit, nëse do të ketë zgjedhës që presin në radhë për të votuar. Deri në mesditë përqindja e pjesëmarrjes në votime ishte e kënaqshme me mbi 15% të numrit total të personave me të drejtë vote.