Zgjedhjet në PD, Nurellari: Përshpejtim i panevojshëm, ka legjitimuar procesin zgjedhor të 25 prillit

Adri Nurellari, ka komentuar zgjedhjet për kreun e Partisë Demokratike, që do të zhvillohen më 13 qershor.

I ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News me gazetaren Matilda Mcini, Nurellari shprehet se në garë ka kandidatë me profile interesante, teksa shton se këto të fundit janë njerëz që sfidojnë garën.

“Ka konkurentë ka kandidatë me profile interesante, secili prej tyre ka motive te bollshme për të kërkuar që të konkurojë. Është dëshmi e një partie që e ka një thelb demokratik. Dikur ka pasur vetëm një kandidat rival ndërsa tani janë më shumë që e bëjnë më interesante garën. Janë ditët e para dhe n nuk po bie në sy diçka konkrete.

Kandidatët janë njerëz që e sfidojnë garën, nuk është vetëm sa për sy e faqe. Hyrja në garë e Agron Shehut, por jo e mirëpritur se tashmë i jep garës seriozitetin e duhur. Tashmë është deputet i zgjedhur dhe nuk është thjesht një figurë publike e PD. Është një inovacion.

Më tej ai thotë se vendimi për zgjedhjet ishte një përshpejtim i panevojshëm, pasi sipas tij futja në një garë të brendshëm ka legjimituar procesin zgjedhor dhe ka ndërprerë kërkimin për zbardhjen e plotë të zgjedhjeve të 25 prillit.

“Ka qenë një ngutje, një përshpejtim i panevojshëm. Futja në një garim të brendshëm ka legjitimuar procesin zgjedhor  dhe ka ndërprerë kërkimin e zbardhjes së plotë të procesit zgjedhor, për të mbledhur prova për të vërtetuar se deformimi i votave ka qenë i atyre përmasave sa ka përmbysur rezultatin.

Nëse PD i është futur një analize të brendshme për të denoncuar dhe për të zbardhur fatin e votave dhe për të vënë para përgjegjësisë personat që kanë përgjegjës, do duhet që të gjithë strukturat ti shërbenin këtij procesi dhe me procesin e brendshëm zgjedhor. Një nga argumentet kryesore që po bëhet kjo garë është pretendimi se Basha nuk e çon PD në fitore. Ka qenë një vendim shumë i ngutshëm, për më tepër mendoj se është e vështirë për një garë të mirëfilltë.”

SHKARKO APP