Zgjedhjet në SHBA, Ilir Ikonomi: Votat me postë po bëjnë diferencën në garën Trump-Biden

Gazetari Ilir Ikonomi iu është bashkuar diskutimeve në studion e emisionin “Real Story” në ‘News24 lidhur me zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një lidhje skype, Ikonomi tha se situata ndryshe nga orët e mëngjesit është përmbysur, pasi votat në postë favorizojnë Joe Biden. Mes të tjerash Konomi tha se ka presion në masë.

“Dinamika është e ndryshme. Njerëzit që kanë votuar personalisht kanë votuar më shumë për Donald Trump, pastaj situata ndryshoi, kur filloi numërimi në postë. Shumë organizata i anojnë sondazhet ku duan ata. Para disa dekadash zgjedhjet kanë pasur një rezultat më të qartë, ndërsa nga viti 2000 gjendja ndryshoi. Presioni ka qenë në masë, por më tepër zyrtarët sesa agjencitë mediatike”, pohoi ai.

SHKARKO APP