Zgjedhjet në universitet, kandidati për dekan i Fakultetit të Drejtësisë: Rektori nuk ka kompetenca të shkarkojë pedagogët
Kandidati për dekan në Universitetin e Tiranës Artan Hoxha në një intervistë për “News 24” deklaroi se rektori Mynyr Koni ka ndërhyrë hapur në zgjedhjet e brendshme të universitetit.
Hoxha tha se rektori nuk ka kompetenca për të shkarkuar pedagogët.
“Shtyrja e zgjedhjeve është një vendim i drejtë. Akti i tij i fundit i Mynyr Konit do shpresoja shumë i kundërligjshëm dhe e ka dëmtuar Universitetin e Tiranës në vazhdimësi, edhe në këtë fazë fundore. Zoti Koni nuk ka kompetencë ligjore që të shkarkojë pedagogët në mënyrë individuale. Ligji akademik ka rregulla rigoroze që thotë sesi mund të ikë nga universiteti. Përfundimi është se kur është shkelur rëndë ligji nga një pedagog i caktuar, atëherë thuhet që të mund të shkarkohet një pedagog të caktuar.
Koni ka shkarkuar 5 pedagogë. I kam thënë zotit Koni se akti i tij është një akt nul që nuk sjell asnjë pasojë juridike dhe nuk mund të sjellë ndërprerje të marrëdhënies së punës për pedagogët. Zoti Koni vetëm sa ka tentuar, jo shkarkuar. KIZ është tërësisht i pavarur. Komisioni Zgjedhor është zgjedhur nga KIZ. Koni ka ndërhyrë hapur në zgjedhjet e brendshme të universitetit”, tha Artan Hoxha.
Artan Hoxha vlerësoi se do që të jetë në krye të Fakultetit të Drejtësisë për të sjellë një ndryshim në mënyrën e drejtimit të këtij fakulteti.
“Besoj se cdokush do të donte që të drejtonte Fakultetin e Drejtësisë në UT. Kam qenë drejtor juridik i rektoratit për 8 vjet, kam qenë pedagog kaq vjet, kam qenë prokuror. Vlerësoj se mund të jap një kontribut me eksperiencën që kam të kandidoj për rektor të Universitetit të Tiranës. Është një privilegj dhe një përgjegjësi. Është edhe një reagim personal i imi ndaj mënyrës sesi është drejtuar Universiteti i Tiranës, që më shumë është marrë me konflikte të brendshme, sesa të jetë interesi i studentëve.
Kështu që një eksperiencë e keqe është edhe mundësi për të reaguar dhe për të parë si mund të drejtohet institucioni. Unë besoj se zonja ministre do përcaktojë datën e zgjedhjeve e ne të mund të shpalosim programin që kemi. Unë kam një program tashmë. Arsimi i lartë në Shqiperi ne duam që të përmirësohet dhe të bëhet universitet lider jo vetëm në Shqipëri, pse jo edhe në rajon”, u shpreh Hoxha.
Më tej, Hoxha ka shpjeguar edhe mënyrën sesi bëhen zgjedhjet e brendshme në fakultet.
“Procesi zgjedhor ka tre faza. Vëmendja është fokusuar tek Universiteti i Tiranës, për një sërë arsyesh, ndërsa nuk kanë fokus një sërë institcionesh, ku zgjedhjet tashmë janë në një fazë më të avancuar. Fushata zgjedhore duhej të fillonte më datën 12. Unë e thashë që në fillim se qëndrimi i ministres përcakton se kur mbahen zgjedhjet në institucionet e arsimit të lartë. Zoti president ka thënë dicka që është absolutisht e drejtë. 12 qershori nuk e realizonte dot gjithëpërfshirjen me pedagogë dhe studentë. Ky është një proces shumë i rëndësishëm. Është shprehje e demokracisë së brendshme të botës akademike. Situata e pandemisë na mësoi që të sillemi ndryshe edhe neve.
Si pedagogët, edhe studentet kanë reaguar ndaj situatës në një mënyrë shumë të saktë. Fakulteti i Drejtësisë në UT mund të jetë edhe dega që mund të ketë më shumë student online. Patjetër që duhet të respektojmë edhe masat ndaj Covid-19. Mësimi online po vazhdon normalisht”, tha Hoxha.