Zgjedhjet/ OSBE: Problem, ruajtja e fshehtësisë së votimit

Zgjedhjet parlamentare po afrojnë, dhe do të mbahen më 11 maj 2025. Fshehtësia e votës, shitblerja e saj, presioni ndaj zgjedhësve, si dhe votimet në grup janë listuar ndër rekomandimet prioritare që OSBE-ODIHR-i la Shqipërisë për t’i adresuar në raportin final të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021. E njëjta problematikë u ngrit nga Ambasadori në Tiranë i këtij misioni gjatë konferencës së organizuar nga KQZ-ja, duke e vënë theksin tek marrja e masave, me qëllim integritetin e zgjedhjeve të 11 Majit.

”Përvojat e fundit dhe raportet e OSBE/ODIHR-it kanë treguar se ruajtja e fshehtësisë së votimit në Shqipëri has sfida. Këto raporte venë në dukje se proceset ndikohen negativisht nga problemet teknike dhe procedurale sa i përket votimeve në grup, tensionet, presionet ndaj zgjedhësve brenda dhe jashtë Qendrave të Votimit. kjo fshehtësi demtohet edhe më shumë nga shitblerja e votës dhe votimi i shumëfishtë. Presioni i dekurajon zgjedhësit të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar lirisht dhe pa frikë”.

5 muaj përpara zgjedhjeve me të njëjtin shqetësim flet dhe Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. ”Duhet të fillojmë nga kjo që kemi probleme që t’i adresojmë. Nuk është sfidë shumë e lehtë kur palet janë shumë të ndara në lidhje me këtë çështje”. Ekspertët e pavarur të çështjeve zgjedhore kërkuan ndaljen e fenomenit të shitblerjes së votës jo vetëm brenda vendit, por edhe jashtë, pasi në 11 Maj për herë të parë vullnetin e tyre do ta shprehin me votë edhe emigrantët.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?