Zgjedhjet për kryetar, deputeti i PD ironizon sekretarin e Çështjeve Ligjore: 7×7=276
Aktualitet E Hënë, 24 Korrik 2023 20:12
Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka ironizuar deklaratën e sekretarit për Çështjet Ligjore Indrit Sefës.
Ky i fundit theksoi se qëndrimi i 7 deputetëve që kërkojnë bllokimin e procesit për zgjedhjen e kryetarit është antistatuore.
Deputeti demokrat nuk e ka pritur aspak mirë këtë deklaratë, duke mos u kursyer aspak me kritikat e tij. Në një status të publikuar në Facebook, Korreshi shkruan: Deklaratë për shtyp!
7×7 = 276.
Na rrufshit patericën!