Zgjedhjet për kryetar të PD-së, Agalliu: SHBA na e bëri të qartë, jepni shenja ndryshimi
Deputeti i PD-së, Arbi Agalliu ka folur në lidhje me ecurinë e procesit të zgjedhjes së kryetarit të PD-së. Agalliu tha se gjithkush ishte i lirë që të kandidonte, ndërsa shtoi se vetë SHBA i kishte paralajmëruar demokratët që të hapin shenja ndryshimi ose ndryshe do të hanin bar.
”Çdo kush kishte mundësinë që të kandidonte. Të gjithëve ne nuk na pengoi askush 1 vit e gjysmë për ta tërhequr partinë. Ne zgjodhëm një rrugë të mesme. Nuk di që në atë grupim të madh të deputetëve që zgjodhën të jenë krah SHBA-së.
Ambasadorja e SHBA-së, pra vetë SHBA i ka paralajmëruar demokratët, jepni shenja ndryshimi ndryshe do të hani bar. Ishte shumë e rëndë e thënë në oborrin ë një partie! PD rrezikonte edhe ekzistencën e saj! Më 29 korrik ka zgjedhje. Ka një pritshmëri pasi përballet një individ si Basha dhe një individ si Hani, kuotat më të larta e i ka Gjergj Hani”,-tha Arbi Agalliu.
Nga ana tjetër, ai tha se zgjedhjet vendore të 14 Majit treguan se shqiptarët nuk e duan dyshen Berisha-Meta. Agalliu shtoi edhe se Basha e bëri një hap pas e se nuk ishte aktiv në Partinë demokratike.