Zgjedhjet për PE, Berisha thirrje shqiptarëve në Europë: Votoni kandidatët e së djathtës

Sali Berisha këtë mbrëmje nga dritarja e banesës, i ka bërë një thirrje shqiptarëve që jetojnë në vendet e BE-së dhe që kanë të drejtë vote, që në zgjedhjet për Parlamentin Europian të votojnë për kandidatët e së djathtës, si dhe për kandidatët shqiptarë kudo që janë. “Në emër tuaj dhe të PD dua t’u bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë në vendet e BE, të votojnë kandidatin shqiptar për këshill, për deputet dhe për çfarëdo që të jetë. Sikundër ftoj demokratët dhe demokratet të votojnë partitë e qendrës së djathtë. Partitë aleate të PD-së, përndryshe të votojnë kandidatin që duan”, tha Berisha.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?