Zgjedhjet, Policia kalon në shërbim të përforcuar

Policia e Shtetit ka kaluar në shërbim të përforcuar për të garantuar një proces zgjedhor të qetë dhe pa asnjë lloj rreziku për qytetarët shqiptarë.

Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se në zbatim të detyrave të parashikuara në Programin e Punës të Drejtorisë së Policisë së Shtetit “Për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë periudhës zgjedhore për Organet e Qeverisjes Vendore, 21 Qershor 2015”, me qëllim planifikimin, organizimin dhe zbatimin e masave për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për organet e qeverisjes Vendore, si dhe ruajtjen dhe sigurimin e objekteve zgjedhore, të gjitha Strukturat e Policisë së Shtetit në nivel qendror dhe vendor kanë kaluar në shërbim të përforcuar që prej orës 07.00 të datës 17 Qershor 2015.

Të gjitha shërbimet e Policisë duke filluar nga dita e sotme do të kryejnë 12 orë shërbim. Njëkohësisht, Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në tërësi, për parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale.

Vëmendje e posaçme i është kushtuar masave policore edhe për sezonin e ri turistik.

SHKARKO APP