Zgjedhjet presidenciale në Kroaci, Balla: Miqtë tanë social-demokratë drejt fitores të rëndësishme

Sot në Kroaci u mbajt raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale. Rreth 3,8 milionë qytetarë me të drejtë vote, zgjodhën sot ndërmjet presidentes aktuale Kolinda Grabar-Kitaroviç dhe ish-kryeministrit Zoran Milanoviç.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla me anë të një statusi në “Twitter” ka shprehet mbështetjen për kandidatin social-demokrat Zoran Milanoviç. Balla thotë se sondazhet e nxjerrin fitues kandidatin social-demokrat Milanoviç.

“Mbështetje për miqtë tanë social-demokratë në zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Në jemi me forcat progresive që garojnë në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Forcat progresive në vend po shkojnë drejt një fitoreje të rëndësishme, pasi sondazhet tregojnë fitoren e kandidatit për president Zoran Milanoviç. Urime!”, shprehet Balla.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?