Zgjedhjet/ Regjistrohen si votues 2600 të burgosur në vend

Ditën e nesërme shqiptarët do të vendosin se kush do ta qeverisë vendin katër vitet e ardhshme dhe formimin e Parlamentit. Situata është e pazakontë për shkak të pandemisë Covid dhe janë marrë masat paraprake parandaluese. Mësohet se 18 nga qendrat e votimit do të jenë brenda institucioneve ku vuhet kufizimi i lirisë.

Sipas burimeve zyrtare të KQZ-së dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve janë konfirmuar plot 2600 persona të të regjistruar si votues në burgjet e vendit. Numrin më të lartë të votuesve e ka burgu 313 në Tiranë, pasuar nga ai i Fierit dhe burgu i Reçit në Shkodër. Por, referuar ligjit të dekriminalizimit 2400 të burgosur nuk do të lejohen të votojnë për shkak të veprave të rënda penale që kanë kryer.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?