Zgjedhjet vendore, pritet shumë shpejt rezultatet për fituesit në Elbasan, Kamëz dhe Vorë

Rreth orës 20:30-21:00 pritet të dalë rezultati i votimit në tre bashkitë ku është zhvilluar votimi elektronik, Elbasan, Kamëz dhe Vorë.

Vetë kreu i KQZ Ilirjan Celibashi ka sqaruar më parë që rezultati në këto 3 bashki do të dalë vetëm gjysmë ore pas përfundimit të votimit.

Në Elbasan, beteja është mes Gledian Llatjas (PS) dhe Luçiano Boçit (Bashkë-Fitojmë). Në Kamëz beteja është mes Rakip Sulit (PS), Arjan Hoxhës (Bashkë-Fitojmë) dhe  Bilbil Bajraktari (PD).

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Vorë, fitues mund të jetë Blerim Shera (PS) ose Indrit Hoxha(Bashkë-Fitojmë) .

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?