Zgjedhjet, Vjosa Osmani: Tregoni shpirtin demokratik, votoni për kualitetin e jetës në komuna

Sot Kosova mban zgjedhjet për pushtetin vendor. Presidentja Vjosa Osmani, i është drejtuar qytetarëve duke thënë se ata sot votojnë për kualitetin e jetës në komuna. Përmes një postimi në facebook, Osmani shkruan se shpreson se sërish do të dëshmohet shpirti demokratik përmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19.

Postimi i plotë

Mirëmëngjesi Kosovë!

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot të gjithë votojmë për kualitetin e jetës sonë në komunat ku banojmë. Pavarësisht se në cilën komunë votoni, shpresoj që sërish ta dëshmojmë shpirtin tonë demokratik nëpërmjet pjesëmarrjes sa më të lartë në një proces të drejtë dhe të lirë, e duke i respektuar masat kundër Covid-19. I priftë e mbara Republikës sonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?