“Zgjedhorja”, analisti Skënder Minxhozi bën parashikimin: S’do preket financimi i paligjshëm në fushatë

Analisti Skënder Minxhozi, i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News 24 komentoi marrëveshjen e arritur mes mazhorancës e opozitës për reformën zgjedhore.

Ai tha se në këtë pikë, të dyja palët nuk duan ndryshimin e sistemit, ndërsa shkoi edhe më tej kur tha se edhe për sa i përket financimit të partive në fushatë, nuk do të bllokohet hyrja e parave të paligjshme.

“Unë mendoj që fakti që palët nuk e quajnë dot reformë e para, as marrëveshje e dyta tregon diçka, edhe loja semantike është shumë domethënëse se tregon që niveli i dakordësisë ka prekur anë shumë periferike. Thelbi nuk ka gjasë të ndryshojë. Ne që sot e kuptojmë produktin e dytë që do dalë nga dakordësisë mes palëve.

Çfarë po na nxjerrin nga tavolina e bisedimeve këta njerëz që e dinë shumë mirë çfarë i duhen zgjedhjeve? Këta bëjnë gjoja që të gjithë. Nëse prek financimin e partive nuk ka shumë rëndësi të presësh buxhetin por të presësh rrugët e pandershme të financimit…Këta po presin të bien kokrrat nga kjo pemë dhe se kuptojnë që pema duhet shkundur. Kjo nuk është shkundje pemësh, që do t’i duhej më së shumti opozitës.

Opozita do të duhej që në këtë ushtrim të vështirë të shkundte pemët e zgjedhjeve. Unë shoh që s’do preket as financimi i partive, atyre që hedhin para të paligjshme në fushatë. Këtu do hyjnë e do dalin. Këtu vendoset në një pjesë të madhe edhe prestigji, transparenca e zgjedhjeve”,- tha ai.

SHKARKO APP