Zgjedhorja/ Brahimllari: Rama tentoi t’i ikë bashkëpunimit me opozitën, shkatërroi zgjedhjet
Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari ka folur për tryezën e reformës zgjedhore. Brahimllari theksoi se Edi Rama tentoi që t’i ikë bashkëpunimit, kurse shtoi se ka shkatërruar zgjedhjet.
“Edi Rama ka tentuar t’i ikë bashkëpunimit me opozitën. Kushti kryesor ka qenë që reforma zgjedhore të mbyllej brenda dhjetorit. Pra ky është fillimi i një ecurie pozitive në raport me kërkesat e opozitës për të pasur reformë të mirë zgjedhore. Ky parlament është ilegjitim. Këshilli vërtetoi njëherë e përgjithmonë se parlamenti është ilegjitim.
Edi Rama ka përdorur elementë kriminalë në zgjedhje, ka përdorur krimin në politikë. Rama ka bërë thirrje antikushtetuese, ku iu thoshte policëve që hiqni kapelën dhe votoni PS-në. Ndërkombëtarët detyruan Ramën të ulej në tryezë. Rama iu ka ikur interesave kombëtare”, tha Brahimllari.
Endrit Brahimllari nënvizoi se reforma zgjedhore ishte një kusht i Bundestagut.
“Reforma zgjedhore i jep fund dekriminalizimit të votës. Pra, gjithë kjo situatë që ne po shikojmë në këto momente ka të bëjë me kushtet e Buindestagut dhe për të pasur zgjedhje të lira e të ndershme. Reforma i jep fund krimit në fushatë”, u shpreh Brahimllari.
Më tej, Endrit Brahimllari vlerësoi se Taulant Balla duhet të japë llogari për dy dosjet famoze të vjedhjes së votave.
“Balla duhet të thotë se si do ia bëjmë me dy dosjet famoze të vjedhjes së votave. Problem vullneti politik për t’u shkëputur njëherë e mirë nga krimi i organizuar. Një propozim është që të bëhen propozime të forta në kod. Ne duhet t’i japim përgjigje dekriminalizimit të votës. Duhen ndryshime të forta në Kod për dekriminalizimin. Maxhoranca duhet të plotësojë 8 kushtet”, tha ai.
Për Brahimllarin, nuk është problem sistemi zgjedhor, kurse nënvizoi se sistemi duhet vendosur me referendum.
“Ne si LSI, jemi për referendum. Për sistemet, qytetarët duhet të thonë qytetarët fjalën e tyre. Nuk kemi asnjë merak për sistemet zgjedhore. LSI edhe kur ishte e vetme kundër të gjitha forcave politike më 2008, prapë doli e fortë”, deklaroi Brahimllari.