Zgjerimi i BE-së, Lituania kundër vetos bullgare

Asnjë vend nuk mund ta mbaj peng të gjithë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian. BE-ja është angazhuar dekada më parë dhe akoma po e bën, jo vetëm për vendet e Ballkanit, por edhe për vendet e partneritetit”,-thotë ministri i Jashtëm i Lituanisë, Gabrielius Landsbergis gjatë vizitës së tij në Shkup.

“Akoma shpresoj se dy muajt e ardhshëm të kryesisë franceze me BE-në do të sjellin rezultate pozitive dhe nuk do të ketë nevojë për ndarje të dy vendeve. E dimë se do të jetë kohë e gjatë nëse procesi prolongohet dhe nuk do të dëshironim që kjo të ndodh. Mendoj se akoma nuk janë përdorur të gjitha mekanizmat që të pengohet kjo me qëllim që të mund të dyja vendet së bashku të lëvizin sa më shpejtë të jetë e mundur”.

Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, përsëriti se përshpejtimi i procesit eurointegrues për të dyja vendet është mënyra më e mirë për të përforcuar kursin evropian të rajonit dhe kredibilitetin e BE-së në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?