Zgjerimi i BE-së me 9 shtete, do t’u kushtojë vendeve anëtare mbi 250 miliardë euro
Zgjerimi i Bashkimit Evropian me nëntë shtete të reja, përfshirë Ukrainën, do t’u kushtonte anëtarëve ekzistues më shumë se 256 miliardë euro. Kostoja e madhe e zgjerimit është zbuluar ndërsa 51 liderët evropianë zbresin në Granada të Spanjës për një takim të komunitetit politik evropian dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm për nëntë fqinjët në radhë për t’iu bashkuar BE-së.
“Të gjitha shtetet anëtare duhet të paguajnë më shumë dhe të pranojnë më pak nga buxheti i BE-së. shumë shtete anëtare që aktualisht janë pranuese neto do të bëhen kontribuues neto”, thuhet në dokumentin e sekretariatit të Këshillit të BE-së të publikuar nga Financial Times. Ukraina që është shteti më i madh nga të nëntat që është pranuar si kandidat potencial, do të kishte të drejtë për 186 miliardë euro për shtatë vjet, sipas dokumentit.
Zgjerimi është bërë një nga temat më urgjente për BE-në, me liderët që takohen të premten dhe diskutojnë se si ta drejtojnë debatin për të ardhur në pika kryesore përfshirë buxhetin, numrin e ulëseve në Parlamentin Evropian, të ardhmen e politikës së përbashkët bujqësore dhe nëse blloku i zgjeruar mund të vazhdojë me votim unanim në fusha të caktuara.