Zgjerimi i Greqisë, Idrizi: Rama bën avokatin e qeverisë greke, veprimi është i njëanshëm
Kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi për RTV Ora ka folur në lidhje me parregullsitë e zgjerimit të Greqisë me 12 milje në hapësirën detare të Greqisë.
Idrizi ka akuzuar kryeministrin Rama se po bën avokatin e qeverisë greke, ndërkohë që shton se sipas Konventës së Detit për shkak të mungesës së hapësirës prej 24 miljeve detare mes dy vendeve, parashikohet dakordësia e një marrëveshje.
Idrizi: Është evidente një veprimi i njëanshëm, por i paralajmëruar nga ana e Greqisë për zgjerimin e ujërave territoriale të saj nga 6 deri në 12 milje, një akt që vjen gati 83 vjet nga vendosja e kufirit detar të Greqisë, që daton që nga viti 1936. Një vendim dhe një ligj i qeverisë greke dhe Këshillit të Lartë që vjen 42 vjet pas Konventës së Detit në 1982. Vjen 30 vjet nga vendimi i qeverisë shqiptare të presidentit Alija, që u tërhoq nga 15 në 12 milje të Shqipërisë.
Pse pikërisht tani Greqia e bën këtë gjë dhe pse qeveri shqiptare hesht?
Duke iu referuar medieve greke, vazhdimisht thuhet se z. Rama po bën avokatinë e palës greke. Madje fillimisht na tha se Greqia nuk e kishte me ne. Pastaj tha që Greqia kishte të drejtë të bënte këtë gjë, duke iu referuar Konventës së Detit 1982, ku në nenin e 3 thotë se çdo shtet ka të drejtë të zgjerohet me 12 milje. Konventa është bërë për shtete që kanë oqeane midis tyre. Por duke mos lexuar nenin 15 të saj, ku thuhet se aty ku nuk është e mundur që të jenë 24 milje, 12 milje njëra palë dhe 12 tjetra, duhet që këtë ta bëjnë me marrëveshje. Në këtë rast është një marrëveshje e heshtur.
Nëse nuk do të kishte një marrëveshje, Shqipëria duhej automatikisht ta kundërshtonte këtë gjë, në bazë të nenit 5 të Konventës së Detit, që e thotë këtë gjë. Ta çonte këtë gjë në OKB. Jo vetëm që qeveria shqiptare dhe kryeministri i vendit nuk e bënë këtë gjë, por në mënyrë të çuditshme na thotë që Greqia ka të drejtë të veprojë kështu.