Zgjerimi në BE/ KiE: Shqipëria ka bërë progres, por të luftojë korrupsionin e nivelit të lartë
Këshilli Europian miratoi këtë të martë konkluzionet për procesin e zgjerimit të Shqipërisë në BE, ku vlerësohet progresi, por theksohet se drejtësia duhet të luftojë korrupsionit që arrin në nivelet e larta. Presidenca sllovene e BE-së duket se ia ka arritur qëllimit. Në raportin e publikuar sot shkruhet se KiE-ja pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Po ashtu ka analizuar me disa pika edhe ”çështjet e nxehta” në vend. Inkurajohet dialogu mes opozitës dhe maxhorancës për të sjellë zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Ndërkohë që tërhiqet vëmendja edhe për borxhin e lartë pubik, që ka kapur nivele shqetësuse.
Gjithashtu nëvizohet se duhet ende punë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. I tërhiqet vëmendja qeverisë për mediat, ku kërkohet qartë që ligji për kontrollin, të bëhet në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe institucionet ndërkombëtare.
RAPORTI I KËSHILLIT EUROPIAN
Këshilli mirëpret vendosmërinë e vazhdueshme të Shqipërisë për të çuar përpara axhendën e reformave të BE-së, e cila i hapi rrugën vendimit për hapjen e negociatave të anëtarësimit me BE-në në mars 2020. Këshilli pret me padurim mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë, sa më shpejt të jetë e mundur, pas miratimit të kornizës negociuese nga Këshilli. Këshilli vëren se zgjedhjet parlamentare në prill 2021 ishin përgjithësisht të mirëorganizuara pas një reforme të gjerë në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. Këshilli gjithashtu inkurajon zbatimin e mëtejshëm të rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
Këshilli nënvizon se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vendi mbetet vendimtar dhe në këtë kontekst, Këshilli mirëpret përparimin e mirë të Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, veçanërisht zbatimin e reformës gjithëpërfshirëse në Drejtësi, e cila ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme, dhe forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Strukturat e specializuara kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit (SPAK) kanë treguar tashmë rezultate e para pozitive. Përpjekjet për krijimin e një historie solide duhet të vazhdojnë, duke përfshirë korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar nëpërmjet hetimeve proaktive dhe vendimet përfundimtare, dhe përmes zbatimit të mëtejshëm të planit të veprimit për të adresuar Rekomandimet e Task-Forcës së Veprimit Financiar, siç duhet bashkëpunimi i mirë me autorietet përkatëse të vendeve anëtare të BE-së.
Këshilli mirëpret që procesi i Vetting-ut ka përparuar në mënyrë të qëndrueshme dhe ka sjellë rezultate të prekshme, dhe inkurajon autoritetet shqiptare që të vazhdojnë të gjitha përpjekjet për të lejuar që procesi të finalizohet me sukses. Këshilli mirëpret rifillimin e funksionimit të Gjykatës së Lartë pasi ka rifituar një kuorum të mjaftueshëm për të ecur përpara në gjykimin e çështjeve, ndërsa më tej emërimet duhet të vazhdojnë, në mënyrë që të plotësohen të gjitha vendet e lira. Këshilli mirëpret që Gjykata Kushtetuese të rifitoi funksionalitetin e plotë përmes emërimeve shtesë.
Këshilli i bën thirrje Shqipërisë të rifillojë përpjekjet për të bërë përparim të prekshëm sa i përket lirisë së shprehjes dhe sigurinë e gazetarëve. Këshilli rithekson rëndësinë e sigurimit që amendamentet në ligjin për median të jenë në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe standardet ndërkombëtare, nëse ligji do të shqyrtohet më tej nga parlamenti.
Këshilli mirëpret përparimin e prekshëm të arritur në reformën e administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë me vendosmëri përpjekjet e saj lidhur me këtë. Koordinimi brenda administratës publike ka nevojë për përmirësim, veçanërisht për integrimin e proceseve të planifikimit të politikave dhe buxhetimit, si dhe për çështjet e integrimit në BE. Krijimi i agjencive të reja duhet të jetë një progres gjithëpërfshirës me përfshirjen e organizatave të shoqërisë civile dhe duhet të jetë i favorshëm për kontrolle e balancime dhe për efikasitet.