Zgjerohen hetimet tek spitali “Shefqet Ndroqi”, ekspertëve u dorëzohen kartelat për pacienten e vdekur

Prokuroria ka zgjeruar hetimin për mjekime të pakujdesshme ndaj mjekëve të spitalit “Shefqet Ndroqi”, të cilët kanë patur në mbikëqyrje pacienten, e cila ka ndërruar jetë pasi Tire Alldervishi i mori vajzës së saj 800 mijë lekë të reja.

Burime nga organi i akuzës i kryeqytetit kanë bërë me dije, se pasi është sekuestruar kartela e pacientëve, ekspertëve u janë deleguar detyra për të kryer verifikime nëse pacientja ka marrë apo jo shërbimin e duhur.

Në pyetje janë marrë edhe vetë mjekët, të cilët e kanë patur nën mbikëqyrje pacienten dhe shërbimi që i është kryer asaj përgjatë kohës që ka qenë e shtruar në spital.

Mësohet se organi i akuzës është në pritje edhe te rikuperimeve të mesazheve telefonike në aparatet e katër të arrestuarave ,tre infermiereve dhe një sanitareje të këtij spitali te cilat kanë komunikuar me Tiren Alldervishi përgjatë kohës që pacientja ka qenë e shtruar.

Ndërkohë katër të arrestuarat e fundit janë drejtuar gjykatës së apelit ku kërkojnë të ndryshojë masa e sigurisë. Ato janë lënë nga Gjykata e Tiranës me masë 40 ditë burg por kjo kërkesë është kundërshtuar nga avokatët mbrojtëse te të arrestuarave. /Ora News

SHKARKO APP