Zgjerohet harta, preket edhe Shkodra nga Covid-19

Edhe Shkodra është prekur nga Covid-19. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes, Ogerta Manastirliu konfirmoi se harta e prekjes nga koronavirusi është zgjeruar dhe bëri apel për qytetarët të respektojnë masat e distancimit social. Shefja e Departamentit të Parandalimit dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, informoi në detaje për situatën e Covid-19 në Shqipëri. Janë shënuar 2 humbje jete në 24 orët e fundit: Një 71-vjeçar me disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe një 43 vjeçar, i cili kishte obezitet. Deri në këto momente testuar 856 janë raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me Covid–19, 104 raste.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

• Tiranë 68 qytetarë
• Durrës 7 qytetarë
• Lushnje 2 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 3 qytetarë
• Korçë 3 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 1 qytetarë

SHKARKO APP