Zgjidhet kryetari i degës së PD-së në Prrenjas, rikonfirmohet Arjan Karriqi
Arjan Karriqi rikonfirmohet në krye të degës së PD-së në Prrenjas. Në zgjedhjet e zhvilluara këtë të hënë, morën pjesë 258 anëtarë të PD me të drejtë votë. Arjan Karriqi mori 160 vota, ose 61%, ndërsa Ardian Leka 95 vota, 39%.
Njoftimi i plotë
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale të Partisë Demokratike njofton që është mbyllur procesi zgjedhor për zgjedhjen e PD Prrenjas.
Pas numërimit të fletëve të votimit, Kryetar i PD Prrenjas u shpall Arjan Karriqi me 61% të votave.
Vijon procesi i votimit dhe numërimit në degët e tjera.
KOHA JONË SONDAZH

