Zgjidhet kupola e BE

Gjermania Ursula Von der Leyen do të marrë kryesimin e Komisionit Europian në vend të Jean Claude Juncker. Pas negociatave të forta dhe të ethshme mes Francës dhe Gjermanisë duket se këto dy vende kanë ndarë postet kyçe në Bruksel për mandatin e ardhshëm. Francezja Christine Lagarde do të kalojë në krye të Bankës Qendrore Europiane.

Belgu Charles Michel është dominuar që të marrë presidencën e Këshillit Europian në vend të Donald Tusk ndërsa socialisti spanjoll Josep Borrell do të jetë përfaqësues i Lartë për Punët e Jashtme në vend të italianes Federica Mogherini.

Lajmin e dha i pari Presidenti aktual i Këshillit Europian Donald Tusk në Twitter. Vijojnë negociatat e ethshme mes Brukselit dhe Strazburgut për të gjetur kush do të jetë Presidenti i Parlamentit evropian në vend të italianit Antonio Tajani.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jam e nderuar që jam dominuar për të marrë presidencën e Bankës Qendrore Europiane” – shkroi Christine Lagarde në rrjetet sociale duke shtuar se “do të lë me kalimin e kohës rolin e drejtores së Përgjithshme të FMN-së gjatë kohës së përmbushjes së procedurave”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Përtej çdo konsiderate politike është një shenjë e mirë që për herë të parë do të jetë një grua që do të mbajë këtë detyrë. Jam e lumtur” – u shpreh kancelaria gjermane Angela Merkel në fund të samitit të BE ku u ra dakord për emrin e Ursula von der Leyen në krye të Komisionit Europian. Merkel tha se personalisht kishte abstenuar për kandidaturën pasi ajo nuk u mbështet nga SPD për këtë zgjedhje.©LAPSI.al

Image result for Ursula Von der Leyen
Ursula Von der Leyen

 

Image result for Christine Lagarde
Christine Lagarde
Image result for Charles Michel
Charles Michel

 

Image result for Josep Borrell
Josep Borrell

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?