Zgjidhja vjen nga Singapori. Shkencëtarët: Vaksina potenciale, pas ca ditësh…
Covid-19 ka vrarë mbi 17 mijë persona në të gjithë botën. Shkencëtarë, mjekë dhe ekspertë nga bota e zhvilluar, që pas shpërthimit të pandemisë, janë në ”garë” për vaksinën që do të luftojë këtë virus vdekjeprurës. Zgjidhja mund të vijë nga Singapori. Studiuesit në Shkollën Shtetërore të Mjekësisë në Singapor, theksojnë se teknika e tyre ka nevojë vetëm për pak ditë për të vlerësuar një vaksinë potenciale dhe efektshmërinë e saj. Kjo shkollë është zgjedhur nga firma amerikane “Arcturs Therapeutics” për të testuar zbulimet në luftën kundër pandemisë.
”Në vend që të presim 6 muaj për të parë nëse një vaksinë funksionon, ne do ta mësojmë këtë nga 3 deri në 5 ditë. Do të zbulojmë nëse ajo aktivizon gjenet e duhura dhe cilat nuk duhet të vendosen në punë, në mënyrë që të na çojë drejt zhvillimit të një sistemi të mirë imunitar për t’iu kundërvënë virusit”, tha Ooi Eng Eong, shkolla e mjekësisë në Singapor.
Ilaç të aprovuar apo konfirmuar që të luftojë këtë virus vdekjeprurës. Shumica e pacientëve marrin vetëm përkujdesje mbështetëse, që i ndihmon ata në frymëmarrje. Ekspertët dhe OBSH paralajmëruan se duhet të presim deri në 1 vit për një vaksinë funksionale dhe efikase kundër koronavirusit por ndoshta kjo metodë e re testimi do të shkurtojë këtë kohë pritjeje. Në të gjithë botën numri i të infektuarve ka kaluar shifrën 386 000, me mbi 16 700 të vdekur dhe mbi 102 000 të shëruar. Kurse në Shqipëri, janë 123 të infektuar, 5 viktima dhe deri më tani janë 10 persona të shëruar.
Kur pothuajse e gjithë Europa ka marrë masa të forta dhe shumë shtete janë në karantinë, lajmet për të shëruarit nga Covid-19, janë më të lexuar dhe kjo tregon se shpresa se vaksina finale për luftimin e Covid-19 do të jetë e afërt. Kurse një studim francez konfirmon që kombinimi i dy ilaçe si Hydroksilklorinës (HCQ) dhe Azithromycin, mësohet se janë efektivë për trajtimin e pacientëve me Covid-19.
Studimi i kryer nga mjeku Didier Raoult në Francë tregoi se 100% e pacientëve që morën një kombinim të HCQ dhe Azithromycin u shëruan brenda 6 ditëve të trajtimit. Prova të reja tregojnë se CDC e dinte që të paktën 2005, që kloroku është i efektshëm kundër koronaviruseve. Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA) në Shetet e Bashkuara të Amerikës ka aprovuar përdorimin e klorokinës për të trajtuar pacientët me koronavirus. Udhëzimet e fundit nga Koreja e Jugut dhe Kina raportojnë që hidroksilkroina dhe kloroku janë trajtime efektive terapeutike antivirale për koronavirusin e ri. Hydroksilklorina është një ilaç (tabletë) i lirë, në dispozicion global, që u aprovua për përdorim të gjerë mjekësor që nga viti 1955. Zakonisht përdoret sot për trajtimin e malaries, lupus sistemik erytematosus dhe artritit reumatoid.