Zgjohet baza e Kuçovës

Për herë të parë në 20 vjetët e fundit është vendosur në funksionim baza ajrore e Kuçovës. Për një javë, aty dhe në bazën e Rinasit janë ulur dhe ngritur në fluturim avionë ushtarakë amerikanë që kanë marrë pjesë në një manovër të përbashkët me forcat speciale shqiptare. Në bazën ajrore e Kuçovës do të investohet nga NATO-ja dhe ajo do të kthehet në një qendër stërvitore të Aleancës.

Baza ajrore e Kuçovës, e piketuar nga NATO për t’u shndërruar në një qendër stërvitore të Aleancës kalon provën e parë. Për një javë aty janë ulur dhe ngritur në fluturim dy avionë amerikanë të modelit “MC-130J Commando II” të Krahut të Operacioneve Speciale ajrore amerikane.

Kjo është hera e parë në 20 vjet që në bazën ajrore të Kuçovës ulen avionë ushtarakë të përmasave të tilla. Ulja e këtyre avionëve vjen në kuadër të stërvitjes së përbashkët të forcave shqiptare dhe atyre amerikane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Avionët ushtarakë amerikanë kanë përdorur gjatë manovrës edhe bazën ushtarake të Rinasit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministria e Mbrojtjes nuk dha shumë informacion në lidhje me këtë manovër, ndërsa u mjaftua vetëm me përgëzimin e forcave speciale shqiptare, që sipas ministres Olta Xhaçka, treguan se janë të afta për të marrë pjesë në operacione speciale bashkë me kolegët e tyre amerikanë.

Në këtë manovër forcat speciale shqiptare shfrytëzuan mjetet ajrore amerikane, ndërsa ka pasur edhe ndërveprim të forcave të të palëve.

Në bazën ajrore e Kuçovës do të investohet nga NATO-ja dhe ajo do të kthehet në një qendër stërvitore të Aleancës. Ky është investimi i parë i NATO-s në Shqipëri që vjen në 10 vjetorin e anëtarësimit të vendit në aleancën më të madhe ushtarake të botës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?