”Zgjohu nga gjumi”, Noka: Rama i dha urdhër Bashës dhe del sot në konferencë

Këtë të enjte Lulzim Basha ka vendosur të thyejë heshtjen. Sot në orën 17:00 ai ka thirrur një konferencë për mediat, për t’iu përgjigjur çështjeve që mund të marrin vëmendje.

Për këtë më herët reagoi edhe Flamur Noka, i cili tha se dje Rama i dha sinjalin që ”zgjohu nga gjumi”.

”Lulzim Basha për ne nuk është opozitë. E ndoqët dje intervistën e kryeministrit, gjumë i tha ai. Zgjohu nga gjumi. Ta keni të sigurt që sot do të zgjohet nga gjumi, mori një urdhër indirekt nga televizioni do të zgjohet. Flasim për faktorët opozitarë jo qeveritarë”, tha Noka.

 

SHKARKO APP