Zhavorr ‘elektoral’ edhe në Lushnje, ankohet familja Nushi: Na dëmtuan pronën se jemi demokratë

Dy muaj para zgjedhjeve, bashkia e Lushnjes ka nisur punën për asfaltimin e rrugicave. Rikonstruksioni ka sjellë dhe konflikt me familjen Nushi, të cilës prej ndërhyrjeve i është dëmtuar prona. Ata e konsiderojnë këtë një sulm politik për shkak të bindjeve politike që kanë.

Me afrimin e zgjedhjeve edhe Bashkia e Lushnjes ashtu si gjithë të tjerat ka nisur punët me sfond elektoral.

Si një zonë me interes për të përmbysur kundërshtarët e opozitës edhe zona e Allkajt nuk mbetet mbrapa.

Aktualisht në fshatin Zhelizhan është duke u rikonstruktuar një rrugicë lagjeje por pa asnjë projekt investimi të afishuar.

Madje, nuk ka të dhëna as në lidhje me fondin dhe specifikimet teknike.

Por një tjetër problem ka lindur mes pushtetit dhe familjes Nushi, të cilës fadroma e Bashkisë i është futur përmes pronës duke i shkatërruar dhjetëra rrënjë agrume.

Për shkak të bindjeve të tyre demokratike ata e konsiderojnë këtë një sulm politik.

Familjarët pohojnë nuk janë kundër investimeve në zonë, por kërkojnë kritere të njejta për të gjitha pronat nëpër të cilat kalon rruga qe po rikonstruktohet para zgjedhjeve.

SHKARKO APP