Zhbllokohen tenderat e bashkive – Bashkia Lezhë, 5 shpallje në APP

Bashkia Lezhë ka shpallur në Agjencinë e Prokurimeve Publike 5 tendera për rikonstruksione. Punimet përfshijnë rrugë lagjesh, fshatrash dhe spitalesh.

Rruga që do të ’përfitojë’ nga investimet është ‘Princat e Kuvendit’, në lagjen Gurra të Lezhës. Fondi i vendosur në dispozicion është 3,4 milionë lekë dhe ekzekutimi i procesit të rikonstruksionit do të përfundojë brenda tre muajsh nga fillimi i punimeve. Tenderi do të qëndrojë i hapur deri më 17 korrik, ora 9:00

Po njësoj, ‘Lagja e spitalit’ është pjesë e tenderave të hapur nga Bashkia e Lezhës. Rrugët e brendshme të lagjes do të rikonstruktohet me një fond limit prej 5.2 milionë lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të interesuarit do të mund të dorëzojnë ofertat e tyre deri më 17 korrik, ora 11:00.  Rikonstruksionet do të përmbyllen brenda tre muajsh, duke filluar që nga momenti i parë i punimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, për fshatin Tresh, Bashkia ka përcaktuar një fond limit prej 6.8 milionë lekësh, i cili do të shkojë për sistemine asfaltimit të rrugëve të brendshme. Afati kohor për të paraqitur ofertat është deri më 17 korrik, ora 12:00

Po njësoj, Bashkia e Lezhës ka ‘menduar’ edhe për rrugën Ungrej – Kalivac, me një fond prej 1.5 milionë lekësh. Rruga do të përfundojë brenda tre muajsh  që nga nisja e punimeve dhe të gjithë aplikantët e interesuar mund të paraqesin ofertat e tyre deri më 16 korrik, ora 14:00

Kurse  lagja ‘Besëlidhja’, do të bëhet m një oborr ‘të ri’. Fondi që Bashkia e Lezhës ka vendosur në dispozicion është 2.1 milionë lekë, ndërsa për të gjithë të interesuarit, afati për dorëzimin e ofertave është deri më 16 korrik, ora 10:00.

Duhet evidentuar fakti se me vendim të Këshillit të Ministrave, tenderat e bashkive kanë qenë të pezulluara për periudhën 1-30 qershor 2019. Ky vendim reflektonte detyrimin që parashikon ligji për menaxhimin buxhetor, që ndalon kryerjen e tenderave në periudha zgjedhore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?