Zhduken në mënyrë të mistershme dy vajza shqiptare në Angli

Dy vajza shqiptare, njëra 14 dhe tjetra 17 vjeçe, janë zhdukur në mënyrë të mistershme në Angli.

Policia e Cardiff, ka publikuar fotografitë e dy vajzave, bashkë me të dhënat e tyre, për shkak se prej ditësh janë zhdukur pa gjurmë.

Grisilda Dauti, 14 vjeç, e cila njihej ndryshe si Risa, ka humbur kontaktet me të afërmit më 14 janar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë shoqja e saj Gabriela Shenbitrasi, 17 vjeçe, të cilën e njihnin edhe si Bela, është parë për herë të fundit po në datë 14.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht kontrollit nga policia në zona të ndryshme, por edhe kontaktin në rrethin e tyre shoqëror, nuk i ka gjetur.

Për këdo që ka informacion lidhur me vendndodhjen e tyre, policia vë në dispozicion numrat e kontaktit 101 dhe 004975.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?